Futboll ndërkombëtar

Conte: Më mungon familja ime, ky sezon është shumë i vështirë për mua!

Conte: Më mungon familja ime, ky sezon është shumë i vështirë për mua!

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte ka folur për situatën e tij këtë sezon në Premier League. Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediet britanike, italiani theksoi se ndihet keq pasi gjatë kësaj periudhe ka humbur tre persona. “Sigurisht, ky sezon është një sezon i vështirë nga pikëpamja personale. Humbja e tre njerëzve që

Besnik Batusha

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte ka folur për situatën e tij këtë sezon në Premier League.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediet britanike, italiani theksoi se ndihet keq pasi gjatë kësaj periudhe ka humbur tre persona.

“Sigurisht, ky sezon është një sezon i vështirë nga pikëpamja personale. Humbja e tre njerëzve që i njihja shumë mirë në një kohë kaq të shkurtër nuk ishte e lehtë. Kur ndodh kjo situatë, të bën të kesh disa reflektime të rëndësishme.”-deklaroi ai.

Më tej ai shtoi që është duke bërë një reflektim për të ardhmen e tij, ndikuar nga fakti që për pak ditë u ndanë nga jeta Gian Piero Ventrone, Sinisa Mihajlovic dhe Gianluca Vialli, të tre kanë qenë miq të trajnerit.

“Shumë herë mendojmë dhe i kushtojmë shumë rëndësi punës tonë dhe harrojmë familjen. Harrojmë se duhet të kemi më shumë kohë për veten tonë. Ky sezon po më bën të bëj një reflektim të rëndësishëm për të ardhmen time”-deklaroi Conte.

ConteTottenham

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions