Futboll ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo takohet me yllin e MMA, Francis Ngannou – por vëmendjen e marrin thonjtë e tij që duken sikur janë lyer

Cristiano Ronaldo takohet me yllin e MMA, Francis Ngannou – por vëmendjen e marrin thonjtë e tij që duken sikur janë lyer

Ylli i sporteve luftarake, Francis Ngannou dhe Cristiano Ronaldo u takuan me njëri-tjetrin në Riad dhe me sa duket kaluan pak kohë cilësore. Cristiano aktualisht ka nënshkruar kontratë me klubin e futbollit të Arabisë Saudite, Al-Nassr, e cila thuhet se është marrëveshja më fitimprurëse ndonjëherë në historinë e futbollit. Ylli portugez ka shfaqur një paraqitje

Besnik Batusha

Ylli i sporteve luftarake, Francis Ngannou dhe Cristiano Ronaldo u takuan me njëri-tjetrin në Riad dhe me sa duket kaluan pak kohë cilësore.

Cristiano aktualisht ka nënshkruar kontratë me klubin e futbollit të Arabisë Saudite, Al-Nassr, e cila thuhet se është marrëveshja më fitimprurëse ndonjëherë në historinë e futbollit.

Ylli portugez ka shfaqur një paraqitje të mrekullueshme në ndeshjen e tij debutuese në një miqësore kundër PSG, shkruan Inside Sport.

Si Cristiano ashtu Francis, të dy publikuan fotografi takimi i tyre me njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe morën reagime nga fansat e futbollit dhe MMA.

Mes të tjerash, vëmendje të madhe morën thonjtë e futbollistit portugez, të cilët nga fotografia dukej sikur ishin lyer me të zezë.

Imazhet në fjalë janë shpërndarë me të madhe në Twitter, me shumë prej fansave që kanë pyetur njëri-tjetrin nëse Ronaldo ka realizuar vërtetë pedikyr apo jo.

Foto: Francis Ngannou/Instagram

“Kënaqësi të takohesha me kampionin botëror, Francis Ngannou”, shkroi Cristiano në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

“Biseda e shkëlqyer me më të mirin e të gjitha kohërave në Riad sot. Shumë frymëzues”, ishin fjalët e Ngannout pas takimit me Ronaldon. 

Cristiano RonaldoFrancis Ngannou

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions