Fulhami u tall keq me Felixin, pasi ai u ndëshkua me karton të kuq mbrëmë

Faqja zyrtare e Fulhamit në “Twitter” u tall keq me Joao Felixin, i cili në debutimin e tij me Chelsean u ndëshkua me karton të kuq. Skuadra e Marco Silvas doli fituese të enjten mbrëma, duke fituar me rezultatin 2:1. Në këtë ndeshje Felix ishte titullar, teksa u përjashtua në minutën e 58-të duke u
Faqja zyrtare e Fulhamit në “Twitter” u tall keq me Joao Felixin, i cili në debutimin e tij me Chelsean u ndëshkua me karton të kuq.
Skuadra e Marco Silvas doli fituese të enjten mbrëma, duke fituar me rezultatin 2:1.
Në këtë ndeshje Felix ishte titullar, teksa u përjashtua në minutën e 58-të duke u ndëshkuar direkt me karton të kuq.
Pas kësaj, Fulhami përmes faqes zyrtare në “Twitter” u tall keq me sulmuesin portugez.
“Adios Joao”, thuhej në postimin e klubit, që në shqip i bie: “Mirupafshim Joao”

“Adios” është fjalë spanjolle, teksa në gjuhën portugeze thuhet “Adeus”, sipas “SportBible”.
Nuk dihet nëse ishte ky një gabim nga administratori i Fulhamit apo është një punë tallje nivelit tjetër
Megjithatë, pas pak kohe, postimi në fjalë u pa se ishte fshirë.



