Futboll ndërkombëtar

Guardiola “tallet” me tërheqjen e Bales nga futbolli: Tani mund të bëhet një lojtar i shkëlqyer i golfit

Guardiola “tallet” me tërheqjen e Bales nga futbolli: Tani mund të bëhet një lojtar i shkëlqyer i golfit

Si rrallëherë, Pep Guardiola ka zgjedhur të flasë për tërheqjen e një lojtari nga futbolli, më saktësisht për largimin e Gareth Bale. Trajneri theksoi se uellsiani ka një karrierë fantastike në futboll, ndërsa shtoi se tani mund të bëjë të njëjtën gjë, por këtë herë në golf. “Çfarë lojtari…ai ka pasur një karrierë fantastike, ka

Besnik Batusha

Si rrallëherë, Pep Guardiola ka zgjedhur të flasë për tërheqjen e një lojtari nga futbolli, më saktësisht për largimin e Gareth Bale.

Trajneri theksoi se uellsiani ka një karrierë fantastike në futboll, ndërsa shtoi se tani mund të bëjë të njëjtën gjë, por këtë herë në golf.

“Çfarë lojtari…ai ka pasur një karrierë fantastike, ka fituar shumë, mendoj se ka përfaqësuar Uellsin mbi 100 herë…Tani ai mund të bëhet një lojtar golfi fantastik. Më parë ka qenë i zënë, tani ndoshta ka kohë” – tha trajneri i Manchester Cityt në një konferencë për shtyp.

Bale përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook të hënën ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij për klube dhe kombëtaren uellsiane.

Bale kulmin e karrierës e ka regjistruar tek Real Madridi duke fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve.

BaleGuardiola

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions