Futboll ndërkombëtar

Instagrami i Al-Nassr “shpërthen” në mbi tetë milionë përcjellës

Instagrami i Al-Nassr “shpërthen” në mbi tetë milionë përcjellës

Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr ka pasur sukses të madh edhe në rrjetet sociale. Të martën, Instagrami i ekipit nga Arabia Saudite ka shpërthyer nga përcjellësit. Numri i tyre ka shkuar në 8.1 milionë që nga transferimi i Ronaldos, i cili u prezantua të martën. Para se ta zyrtarizonte Ronaldon, Al-Nassr kishte 860 mijë

Besnik Batusha

Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr ka pasur sukses të madh edhe në rrjetet sociale. Të martën, Instagrami i ekipit nga Arabia Saudite ka shpërthyer nga përcjellësit. Numri i tyre ka shkuar në 8.1 milionë që nga transferimi i Ronaldos, i cili u prezantua të martën.

Para se ta zyrtarizonte Ronaldon, Al-Nassr kishte 860 mijë përcjellës në Instagram.

Efekti i Ronaldos është i jashtëzakonshëm edhe në rrjetet sociale, pasi një gjë e tillë pati ndodhur edhe me Real Madridin e Juventusit.

Skuadra nga Italia fitoi gjashtë milionë përcjellës të ri nga e mbarë bota në rrjetet sociale kur e transferoi Ronaldon në vitin 2018.

Al NassrRonaldo

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions