ShowSport

Ivana Knoll u shfaq në festën e Leonardo di Caprio-s, e gjeti menjëherë veten në krahët e megayllit kanadez

Ivana Knoll u shfaq në festën e Leonardo di Caprio-s, e gjeti menjëherë veten në krahët e megayllit kanadez

Leonardi DiCaprio ditëve të fundit është përfolur shumë për romancën e tij më të re, atë me 23-vjeçaren, Victoria Lamas. Të mërkurën, fituesi i “Oscar” është rishfaqur në Miami të Floridas, duke organizuar një ndejë për vete dhe shoqet e tij, e ku të ftuar kishte edhe të famshëm të tjerë, raportoi Daily Mail të

Besnik Batusha

Leonardi DiCaprio ditëve të fundit është përfolur shumë për romancën e tij më të re, atë me 23-vjeçaren, Victoria Lamas.

Të mërkurën, fituesi i “Oscar” është rishfaqur në Miami të Floridas, duke organizuar një ndejë për vete dhe shoqet e tij, e ku të ftuar kishte edhe të famshëm të tjerë, raportoi Daily Mail të enjten.

Leonardo në këtë ndejë është shoqëruar nga miku i tij, aktori 55-vjeçar Jamie Fox, reperi Drake dhe disa prej grave më të famshme aktualisht, përfshirë modelen Rebecca Donaldson dhe fansen e famshme të Kupës së Botës, ish-Mis Kroacia, Ivana Knoll.

Në fillim të kësaj jave, Leo është parë duke u relaksuar në një jaht luksoz me modelen Madison Headrick dhe mikun e tij, aktorin Tobey Maguire, dhe një numër grash të tjera, përfshirë aktoren, Ella Balinska.

DiCaprio është i njohur për romancat e shumta me disa prej grave më të famshme të botës së shoubizit. Shumica e lidhjeve të tij janë me gra më të reja se 25 vjeç.

Ivana KnollLeonardo di Caprio

Mëshumë nga ShowSport

Të gjitha →
ShowSport

Dardan Berisha jo më beqar, fejohet me bukuroshen Belinda Mehana

ShowSport

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

ShowSport

Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

ShowSport

Vesa konfirmon lidhjen me Dakun? Publikon dhuratat e marra nga ai