Futboll ndërkombëtar

Klubi boshnjak e suspendon lojtarin serb, e uroi në mënyrë skandaloze “Republikën Srpska”

Klubi boshnjak e suspendon lojtarin serb, e uroi në mënyrë skandaloze “Republikën Srpska”

Hendbollisti serb, Milosh Çekiq, i cili luan për MRK Iskra nga Bugojno, është në prag të largimit nga ai klub për shkak se në rrjetet sociale ka uruar ditën e Republika Srpska, transmeton “Sports.ba”. Gjegjësisht, të hënën, më 9 janar, Çekiq ka postuar në “Instagram” një fotografi të kufijve të Republikës Srpska me mbishkrimin “Ti

Besnik Batusha

Hendbollisti serb, Milosh Çekiq, i cili luan për MRK Iskra nga Bugojno, është në prag të largimit nga ai klub për shkak se në rrjetet sociale ka uruar ditën e Republika Srpska, transmeton “Sports.ba”.

Gjegjësisht, të hënën, më 9 janar, Çekiq ka postuar në “Instagram” një fotografi të kufijve të Republikës Srpska me mbishkrimin “Ti je zotimi im. Ti linde trimërisht dhe më trimat të mbrojtën”, gjë që nuk u ka pëlqyer tifozëve të klubit nga Federata e Bosnjë-Hercegovinës dhe populli i Bugojnit. 

Këtë rast e ka komentuar njeriu i parë i RK Iskra-s, mjeku Ejub Zukiq.

“Çdo gjë që them, e them në emrin tim. Sigurisht që ne dënojmë çdo lloj shpërthimi kombëtar, por mendoj se kjo është paksa e ekzagjeruar, ai është një djalë i ri, nuk e di se çfarë do të thotë dhe kë ofendon. Nuk kemi pasur asnjë incident këtu dhe reagimet janë të ashpra, gjë që është e kuptueshme, garantoj që në moshën 21 vjeçare nuk është në dijeni se çfarë ka dashur të thotë, por sërish duhet të jemi realistë dhe të themi se politika dhe sportet nuk shkojnë bashkë. Nëse do të ishim objektiv, duhet të themi se 95 për qind e serbëve në Republika Srpska mendojnë njësoj si ai”, tha Zukiq.

Zukiq ka deklaruar se Çekiq nuk ka shkaktuar incidente dhe se klubi është befasuar nga njoftimi, si dhe se hendbollisti pretendon se e dashura e tij e ka postuar urimin.

Millosh Cekiq

“Ai kërkoi një transkript, por ai ka edhe një kontratë trevjeçare me ne. Klubi do të ketë qëndrim, kjo është e qartë. Djemtë po stërviten tani, unë jam në klub dhe ai nuk ka ardhur në stërvitje. Më tha se kishte frikë dhe për këtë nuk erdhi. Ka marrë edhe kërcënime edhe për ta vrarë por kjo është e pakuptimtë u rrit pa baba është fëmijë i thashë: “Bir. çfarë ju duhet?” Qëndrimi i njerëzve në klub është se kjo është e papranueshme, nuk e di se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar ndaj tij”, përfundoi Zukiq.

Milosh ÇekiqRepublika Srpska

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions