Futboll ndërkombëtar

Lloris largohet nga përfaqësuesja e Francës

Lloris largohet nga përfaqësuesja e Francës

Portieri Hugo Lloris ka njoftuar të hënën se po pensionohet nga përfaqësuesja e Francës. Lloris ishte kapiten i ekipit të Francës që fitoi Kupën e Botës, ndërsa tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar në moshën 36-vjeçare. “Vjen një kohë kur duhet të dish si të dorëzosh frenat. E kam përsëritur vazhdimisht se përfaqësuesja franceze nuk i përket

Besnik Batusha

Portieri Hugo Lloris ka njoftuar të hënën se po pensionohet nga përfaqësuesja e Francës.

Lloris ishte kapiten i ekipit të Francës që fitoi Kupën e Botës, ndërsa tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar në moshën 36-vjeçare.

“Vjen një kohë kur duhet të dish si të dorëzosh frenat. E kam përsëritur vazhdimisht se përfaqësuesja franceze nuk i përket askujt dhe ne të gjithë duhet të sigurohemi që të jetë kështu. Unë i pari”, ka thënë Lloris për L’Equipe.

“Unë mendoj se përfaqësuesja është gati për të vazhduar. Ekziston edhe një portier i gatshëm (Mike Maignan)”. Lloris pjesë e Francës është prej vitit 2008, ndërsa ishte kapiten deri në finalen e Botërorit në Katar. Ka luajtur 145 ndeshje deri më tani. Ai prej vitit 2012 është pjesë e Tottenhamit. Lloris pensionohet si mbajtës i rekordit për më së shumti paraqitje me Francën. I dyti në listë është Liliam Thuram me 142 ndeshje.

FrancaLloris

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions