Futboll ndërkombëtar

Mendy drejt Unitedit

Mendy drejt Unitedit

Edouard Mendy mund të jetë përforcimi i madh në portë i Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm. “Daily Mail” ka njoftuar të martën se Unitedi po shikon mundësinë e transferimit të portierit senegalez, i cili nuk është i kënaqur te Chelsea. Mendy ka refuzuar kontratën e re dhe këtë sezon ka humbur vendin e titullarit

Besnik Batusha

Edouard Mendy mund të jetë përforcimi i madh në portë i Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm. “Daily Mail” ka njoftuar të martën se Unitedi po shikon mundësinë e transferimit të portierit senegalez, i cili nuk është i kënaqur te Chelsea.

Mendy ka refuzuar kontratën e re dhe këtë sezon ka humbur vendin e titullarit në ekip.

Te Manchester Unitedi, ai po shihet si zëvendësim ideal për spanjollin David de Gea, i cili në verë do të largohet nga ekipi.

Mendy, aktualisht është i lënduar kurse këtë edicion ka vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë deri në vitin 2025 me Chelsean, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Rennesi i Francës.

ChelseaMendyUnited

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions