Sport Ndërkombëtar

Messi iu jep fund festave dhe pushimeve, e merr rrugën drejt Parisit

Messi iu jep fund festave dhe pushimeve, e merr rrugën drejt Parisit

Periudha e festimeve dhe e pushimeve për Lionel Messin ka marrë fund. Ylli argjentinas i shijoi dy javët e fundit pas suksesit të jashtëzakonshëm që e arriti me Argjentinën, me të cilën e fitoi Kupën e Botës, duke i dhënë fund pritjes prej 36 vjetësh. E tash, shtatë herë fituesi i Topit të Artë e

Besnik Batusha

Periudha e festimeve dhe e pushimeve për Lionel Messin ka marrë fund.

Ylli argjentinas i shijoi dy javët e fundit pas suksesit të jashtëzakonshëm që e arriti me Argjentinën, me të cilën e fitoi Kupën e Botës, duke i dhënë fund pritjes prej 36 vjetësh.

E tash, shtatë herë fituesi i Topit të Artë e ka lënë atdheun e tij dhe e ka marrë rrugën drejt Parisit, shkruan mediumi “La Capital”.

“Pleshti” u largua nga Amerika e Jugut me një aeroplan privat nga ishujt Falkland së bashku me bashkëshorten e tij, Antonela dhe fëmijët, Mateo, Thiago e Ciro.

35 vjeçari do të mbërrijë pas disa orësh në Francë dhe më pas do të vihet në dispozicion të trajnerit Galtier.

Messi synon ta vazhdojë formën e mirë të cilën e shfaqi në pjesën e parë të sezonit me PSG-në dhe më pas në Botërorin e Katarit.

Ai e ka mision ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin aktual, por edhe kontratën me parisienët, për të vendosur më pas nëse do të qëndrojë ende në “Parkun e Princave” apo do të transferohet diku tjetër, pasi ofertat në drejtim të tij janë të pasosshme. 

MessiPSG

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions