Newcastle planifikon transferimin e tre futbollistëve të Chelsea

Newcastle ia ka vënë syrin tre yjeve të Chelsea dhe janë duke planifikuar që të bëjnë një treshe të futbollistëve nga rivalët e tyre të Premier Ligës Newcastle United janë duke marrë në konsideratë që të transferojnë tre futbollistë të Chelsea gjatë merkatos së janarit, shkruan Telegraph. Magpies thuhet se janë të interesuar për të
Newcastle ia ka vënë syrin tre yjeve të Chelsea dhe janë duke planifikuar që të bëjnë një treshe të futbollistëve nga rivalët e tyre të Premier Ligës
Newcastle United janë duke marrë në konsideratë që të transferojnë tre futbollistë të Chelsea gjatë merkatos së janarit, shkruan Telegraph. Magpies thuhet se janë të interesuar për të nënshkruar me Conor Gallagher, Ruben Loftus-Cheek dhe Hakim Ziyech nga Blutë.
Derisa Chelsea janë hezitues për ta shitur Gallagher dhe Loftus-Cheek për shkak se kanë një krizë lëndimesh në mesfushë, besohet se ata janë të hapur për t’i ndarë rrugët me sulmuesin Ziyech, i cili nuk po arrin të jetë titullar në skuadër. Prioritet i Newcastle është një mesfushorë, megjithatë, dhe Gallagher është një synim afatgjatë që është vënë në shënjestër nga stafi i rekrutimit, Steve Nickson.
Të tre futbollistët e kanë pasur të vështirë që të kenë shumë minuta të rregullta në Stamford Bridge, me Chelsea që por reformon drastikisht skuadrën e tyre, e që shitjet nuk janë të pamundura. Newcastle kanë edhe alternativa tjera në listën e tyre të shkurt si mesfushori i Manchester United, Scott McTominay dhe ai i Wolves, Ruben Neves, por nevoja që Chelsea të sakrifikojë dy futbollistë jashtë dy lojtarë vendor nga lista për Ligën e Kampionëve që do të jetë një tjetër sfidë intrigues, pasi që ata tashmë kanë mbyllur marrëveshjet në lidhje me Benoit Badiashile dhe Mykhailo Mudryk dhe janë në kërkim të blerjes edhe të yllit të PSV, Noni Mudueke.



Skuadra e Eddie Howe ende është në pjesën lartë të Premier Ligës dhe mund të jenë në finale të Carabao Cup në Wembley pasi që kanë kaluar në gjysmëfinale. Disa transfere në janar do të bënin që ata definitivisht të arrinin që të kualifikohen për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.



