Një mesfushor nga Brazili, Chelsea firmos me lojtarin që karrierën e nisi në parket!

Pas mbrojtësit Benoit Badiashile, klubi i Chelsea-t shton radhët me një mesfushor brazilian. Fjala është për Andrey Santos i cili është vetëm 18-vjeç dhe ishte pjesë e Vasco De Gama. Nga kjo marrëveshje klubi brazilian përfitoi 13 milionë paund ndërsa në vendlindje, Santos cilësohet si një talent me një të ardhme të ndritur. Anglezët vijojnë
Pas mbrojtësit Benoit Badiashile, klubi i Chelsea-t shton radhët me një mesfushor brazilian. Fjala është për Andrey Santos i cili është vetëm 18-vjeç dhe ishte pjesë e Vasco De Gama. Nga kjo marrëveshje klubi brazilian përfitoi 13 milionë paund ndërsa në vendlindje, Santos cilësohet si një talent me një të ardhme të ndritur.
Anglezët vijojnë me projektin e tyre për t’i besuar gjithnjë e më shumë të rinjve teksa në skuadrën e drejtuar nga trajneri Graham Potter pikasin emra si Havertz, Gallagher, Mount apo edhe Armando Broja.
Një fakt interesant rreth Santos është se në fillimet e tij, 18-vjeçari ishte projektuar si një lojtar i futsallës, megjithatë me kalimin e kohës, talenti i tij nisi të bëhej edhe më evident duke tërhequr një klub me emër si Vasco De Gama. Santos është lojtari më i ri që ka debutuar për Vasco De Gama në shekullin e 21-të, duke lënë pas edhe emra si Paulinho apo Coutinho.
Tashmë, mesfushori përgatitet të nisë padyshim aventurën më të rëndësishme në karrierë dhe të ndjekë gjurmët e patriotëve të tij që në Europë ia kanë dalë të krijojnë histori.



