Futboll ndërkombëtar

“Nuk ishte Messi vendimtar, ishin dy të tjerë” – ish portieri i njohur flet për Argjentinën fituese

“Nuk ishte Messi vendimtar, ishin dy të tjerë” – ish portieri i njohur flet për Argjentinën fituese

Ish-portieri i njohur argjentinas, Hugo Gatti i është rikthyer të flas për fitoren në Kampionatin Botëror nga Argjentina në Katar. “El Loco”, futbollisti me më shumë ndeshje në historinë e kampionatit argjentinas (765) foli në lidhje me protagonistët e kombëtares latine. Gatti thekson se nuk ishte Leo Messi lojtari më vendimtar në fitimin e Botërorit

Besnik Batusha

Ish-portieri i njohur argjentinas, Hugo Gatti i është rikthyer të flas për fitoren në Kampionatin Botëror nga Argjentina në Katar.

“El Loco”, futbollisti me më shumë ndeshje në historinë e kampionatit argjentinas (765) foli në lidhje me protagonistët e kombëtares latine.

Gatti thekson se nuk ishte Leo Messi lojtari më vendimtar në fitimin e Botërorit të tretë nga kombëtarja albiceleste, duke zgjedhur dy të tjerë përpara kapitenit.

“Jo, Messi nuk ishte vendimtar dhe i domosdoshëm. I tillë ishte Emiliano Martinez. Dibu ishte i jashtëzakonshëm: ai priti gjithçka, madje edhe penalltitë”.

“Edhe në minutën e fundit të ndeshjeve të ndryshme ai kreu pritje të shkëlqyera. Prandaj them se ai ishte vendimtar në fitoren e Argjentinës, dhe jo Messi”.

“Dua të them edhe një gjë tjetër. Në sulm, Di Maria bëri diferencën më shumë se Messi, për më tepër duke luajtur për Leon”, ka thënë Gatti.

ArgjentinaMessi

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions