Futboll ndërkombëtar

Pochettino mund ta zëvendësojë Potterin te Chelsea

Pochettino mund ta zëvendësojë Potterin te Chelsea

Mauricio Pochettino po shihet si pasardhës i Graham Potterit në postin e trajnerit të Chelseat. “Daily Mail” ka njoftuar të mërkurën se drejtuesit e Chelseat tashmë kanë kontaktuar Pochettinon, pasi nuk janë aspak të kënaqur me rezultatet e ekipit nën drejtimin e Potterit. Pochettino po shihet si trajneri i duhur për ta udhëhequr Chelsean dhe

Besnik Batusha

Mauricio Pochettino po shihet si pasardhës i Graham Potterit në postin e trajnerit të Chelseat. “Daily Mail” ka njoftuar të mërkurën se drejtuesit e Chelseat tashmë kanë kontaktuar Pochettinon, pasi nuk janë aspak të kënaqur me rezultatet e ekipit nën drejtimin e Potterit.

Pochettino po shihet si trajneri i duhur për ta udhëhequr Chelsean dhe mund të emërohet në krye të ekipit nga Londra gjatë këtij muaji.

Pochettino është i gatshëm të kthehet për të punuar në Angli, pasi më herët ka qenë trajner i Tottenhamit dhe Southamptonit.

Ai ishte në krye të Paris Saint-Germainit deri në fund të sezonit të shkuar dhe tani është në kërkim të një skuadre të re. Ndërkohë, Potter mori drejtimin e Chelseat muaj më parë dhe ka kontratë deri në vitin 2027.

ChelseaPochettinoPotter

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions