Futboll ndërkombëtar

Podolskin e lëshojnë nervat në ndeshje bamirëse: Merr karton të kuq, gjuan gjyqtarin me ujë dhe i del punë edhe me reprezentuesin e Kosovës

Podolskin e lëshojnë nervat në ndeshje bamirëse: Merr karton të kuq, gjuan gjyqtarin me ujë dhe i del punë edhe me reprezentuesin e Kosovës

Lukas Podolski vazhdon të luaj futboll edhe në moshën 37 vjeçare tek skuadra polake Gornik Zarbze. Sulmuesi gjerman së fundmi me skuadrën e tij ka marrë pjesë në një turne bamirës në sallë në Gjermani, por jo gjithçka ka shkuar mirë. Përpos skuadrës polake në këtë turne kanë marrë pjesë edhe Hamburger SV, Karlsruher, 1FC

Besnik Batusha

Lukas Podolski vazhdon të luaj futboll edhe në moshën 37 vjeçare tek skuadra polake Gornik Zarbze.

Sulmuesi gjerman së fundmi me skuadrën e tij ka marrë pjesë në një turne bamirës në sallë në Gjermani, por jo gjithçka ka shkuar mirë.

Përpos skuadrës polake në këtë turne kanë marrë pjesë edhe  Hamburger SV, Karlsruher, 1FC Kaan Marienborn, Rot weiß Essen dhe Blau Weiß Lohne.

Podolski u bë viral nërrjet, pasi shkaktoi një penallti dhe përfundoi jashtë me karton të kuq pas protestave ndaj gjyqtarit, diçka që nuk ka ndodhur më parë në një ndeshje bamirësie

-Lukas Podolski organiza un torneo benéfico.
-Hace una falta y recibe amarilla.
-Se encara al árbitro.
-El árbitro le expulsa (no sé que otra cosa esperaba)
-Le tira agua desde la banda después de ser expulsado.
-El árbitro abandona el partido.

Demencialpic.twitter.com/Bi5I4XVeyO

— 🆁🅴🅶🅻🅰18 (@ReglaXVIII_) January 9, 2023

Sulmuesi i njohur për golat e tij të bukur, pengoi me duar një lojtar kundërshtar, më pas shpërtheu ndaj vendimit të kryesorit për ta nxjerrë jashtë me karton të kuq.

Pasi doli me të kuq, Podolski nuk ishte i kënaqur me vendimin e gjyqtarit dhe e gjuajti atë edhe me ujë.

Ish-reprezentuesi gjerman nuk ishte i qetë as në ndeshjen ndaj Hamburgut, ku pati një konflikt me reprezentuesin e Kosovës U21, Valon Zumberin.

Das hat Seltenheitswert. 😱 Beim „schauinsland reisen Cup 2023‘‘, einem Hallenturnier für den guten Zweck, sorgte Lukas Podolski mit einer Roten Karte für Aufsehen. 🧐 pic.twitter.com/jygNAqjkkE

— Sky Sport CH (@SkySportCH) January 9, 2023

Gjithçka nisi pasi Zumberi e ndali mirë sulmuesin dhe ai i nervozuar filloi konfliktin me mbrojtësin e talentuar kosovar.

Megjithatë Zumberit nuk iu tremb syri pasi u ngrit në këmbë dhe u përplas me Podolskin, derisa u desh ndërhyrja e gjyqtarit dhe lojtarëve të tjerë për t’i qetësuar gjakrat.

Gjithsesi në fund të ndeshjes dyshja u pajtua dhe u panë duke u përqafuar mes vete dhe të buzëqeshur.

Nga ky turne janë mbledhur dy milionë euro që do të shkojnë për bamirësi, por Podolski ka arritur tani të bëhet përsëri viral, por jo për golat e tij. 

Podolski

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions