Pushtoi” kopertinën e GQ, Haaland: Meditimi më ndihmon, objektiv Championsi

Erling Haaland, “ylli” norvegjez i Manchester City-t, ka pushtuar kopertinën e revistës së famshme GQ në Mbretërinë e Bashkuar. Në intervistën për këtë rast thekson se meditimi e ndihmon atë të përballet me presionin e futbollit Anglez. Për momentin, presioni është diçka që nuk e përkul, pasi ka shënuar tashmë 33 gola në 30 ndeshje.

“Meditimi më ndihmon, mendoj se është një gjë shumë e mirë të relaksohesh, të përpiqesh të mos mendosh shumë. Sepse stresi nuk është i mirë për askënd. E urrej të jem i stresuar. Koncepti i meditimit është të përpiqesh të heqësh dorë nga këto lloj mendimesh. Varet nga secili, por mua më ka funksionuar shumë mirë”, – shpjegon Haaland.
22-vjeçari foli edhe për synimet imediate dhe afatgjata të karrierës.
“Do të bëj gjithçka që mundem për të fituar trofe këtu, me City-n, dhe do të përpiqem të bëj diferencën. Por synimi im është Champions League”.
Sa i përket vendimit për të përfaqësuar Norvegjinë, tha: “Norvegjia është një vend i vogël, jemi rreth 5 milionë. Ne nuk jemi shumë të mëdhenj, por kemi parë kombe të vogla të bëjnë gjëra të mëdha në Kupat e Botës. Shpresojmë të kualifikohemi për vitin 2026, ky është qëllimi im më i madh me Kombëtaren. Shpresoj që një ditë të luaj një turne final me Norvegjinë.”