Futboll ndërkombëtar

Roma shënon fitore të pastër kundër Spezias

Roma shënon fitore të pastër kundër Spezias

Roma ka arritur një fitore të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho fitoi sonte në udhëtim kundër Spezias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Alberto Picco” përfundoi

Besnik Batusha

Roma ka arritur një fitore të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho fitoi sonte në udhëtim kundër Spezias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Alberto Picco” përfundoi me rezultatin e pastër 0:2.

Stephan El Shaarawy (45’) dhe Tammy Abraham (49’) shënuan në fitoren e skuadrës romake.

Roma pas kësaj fitore ka 37 pikë dhe tani renditet e katërta në tabelë, me tri pikë më shumë se rivali i tyre lokal, Lazio, që ka një ndeshje më pak.

Spezia ndodhet në pozitën e 15-të me 18 pikë. 

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions