Ronaldo çmend me gola sauditët në stërvitjen e parë: Shumë pyesin se a mund të fitojë Këpucën e Artë

Ronaldo është prezantuar sot zyrtarisht nga Al-Nassr dhe atë para 25,000 fansave në stadiumin ‘Mrsool Park’. Ronaldo mori një pritje të jashtëzakonshme në fushë dhe menjëherë pas kësaj, ai filloi të punojë në seancën e parë stërvitore me klubin. 37-vjeçari do debutojë në Al-Nassr të enjten, kur kryesuesit aktualë të renditjes do të përballen me
Ronaldo është prezantuar sot zyrtarisht nga Al-Nassr dhe atë para 25,000 fansave në stadiumin ‘Mrsool Park’.
Ronaldo mori një pritje të jashtëzakonshme në fushë dhe menjëherë pas kësaj, ai filloi të punojë në seancën e parë stërvitore me klubin.
37-vjeçari do debutojë në Al-Nassr të enjten, kur kryesuesit aktualë të renditjes do të përballen me Al-Tain.
Duke gjykuar nga disa pamje nga seanca e tij e parë stërvitore, Ronaldo mund të zgjidh ndeshjen nëse i jepet mundësia nga trajneri Rudi Garcia.
Pamjet e kapura nga tribuna nga John McAuley i The National tregojnë Ronaldon duke krijuar magji në një stërvitje së bashku me Anderson Talisca, të cilin mund ta mbani mend nga koha e tij në Benfica.
Cristiano Ronaldo doing the shooting drills with Brazilian Anderson Talisca.
— John McAuley (@_JMcAuley) January 3, 2023
Some finish that, to be fair. #HalaRonaldo pic.twitter.com/jnPhkswX6t



