Futboll ndërkombëtar

Suarez prezantohet te Gremio para 30 mijë tifozëve

Suarez prezantohet te Gremio para 30 mijë tifozëve

Luis Suarez është prezantuar të enjten te skuadra e Gremios para 30 mijë tifozëve, të cilët e kanë mirëpritur ngrohtësisht sulmuesin uruguaian. Suarez ka firmosur kontratë dyvjeçare me ekipin nga Brazili, të cilit i është bashkuar si lojtar i lirë. Për 35-vjeçarin, ky do të jetë ekipi i tij i tetë në karrierë. Ka luajtur

Besnik Batusha

Luis Suarez është prezantuar të enjten te skuadra e Gremios para 30 mijë tifozëve, të cilët e kanë mirëpritur ngrohtësisht sulmuesin uruguaian.

Suarez ka firmosur kontratë dyvjeçare me ekipin nga Brazili, të cilit i është bashkuar si lojtar i lirë.

Për 35-vjeçarin, ky do të jetë ekipi i tij i tetë në karrierë. Ka luajtur edhe për Ajaxin, Liverpoolin, Barcelonën e Atletico Madridin në Evropë.

Gremio është rikthyer në elitën e futbollit brazilian pasi kishte rënë në vitin 2021 dhe Suarez po konsiderohet si përforcim i madh për klubin.

Së fundmi, Suarez për një periudhë të shkurtër luajti për Nacionalin në Uruguai dhe u paraqit në Kupën e Botës “Katari 2022”.

🎶 LUIS SUÁREZ É MATADOR 🎶 pic.twitter.com/nkt6T1tP48

— Grêmio FBPA (@Gremio) January 4, 2023

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions