Futboll ndërkombëtar

Tifozët bëjnë nderimet e fundit për legjendën Pele

Tifozët bëjnë nderimet e fundit për legjendën Pele

Tifozët kanë nisur t’i bëjnë nderimet e fundit pranë arkivolit të legjendës së futbollit Pele. Ngjarja po bëhet në stadiumin “Vila Belmiro” në qytetin e lindjes së tij në Santos. Varrimi i tij do të bëhet të martën në një varrezë vetëm 600 metra larg. Ai vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare pas një

Besnik Batusha

Tifozët kanë nisur t’i bëjnë nderimet e fundit pranë arkivolit të legjendës së futbollit Pele.

Ngjarja po bëhet në stadiumin “Vila Belmiro” në qytetin e lindjes së tij në Santos.

Varrimi i tij do të bëhet të martën në një varrezë vetëm 600 metra larg.

Ai vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare pas një beteje me kancerin.

Arkivoli i legjendës u vendos në fushën ku ai i shënoi disa nga golat më të mirë të karrierës së tij.

Fansat ish-fenomenit botëror të futbollit kaluan pranë arkivolit të tij në stadiumin me 16 mijë vende në periferi të Sao Paulos.

Arkivoli i Peles do të parakalojë nëpër rrugët e Santosit përpara varrimit të tij.

Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva dhe personalitete të tjera pritet të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

PeleTifozet

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions