ShowSport

Vazhdon shkëlqimi i Donçiqit, shënon 51 pikë në fitoren e Dallasit

Vazhdon shkëlqimi i Donçiqit, shënon 51 pikë në fitoren e Dallasit

Superylli i Dallas Mavericksit, Luka Donçiq, ka realizuar 51 pikë, ndërsa ka udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores të shtunën mbrëma ndaj San Antonio Spursit me rezultatin 126:125. Donçiq realizoi dy gjuajtje të lira 4.5 sekonda pa mbaruar ndeshja, duke ndihmuar Dallasin drejt fitores. Për Dallasin është fitorja e gjashtë rresht. Në tri nga pesë

Besnik Batusha

Superylli i Dallas Mavericksit, Luka Donçiq, ka realizuar 51 pikë, ndërsa ka udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores të shtunën mbrëma ndaj San Antonio Spursit me rezultatin 126:125.

Donçiq realizoi dy gjuajtje të lira 4.5 sekonda pa mbaruar ndeshja, duke ndihmuar Dallasin drejt fitores. Për Dallasin është fitorja e gjashtë rresht.

Në tri nga pesë ndeshjet e fundit Donçiq ka realizuar 50 e më tepër pikë. Ai të martën mbrëma realizoi 60 pikë, 21 kërcime e 10 asistime në fitoren ndaj Ne] Yorkut. Është lojtari i parë në histori të NBA-së që ka arritur shifrat e 250 pikëve, 50 kërcimeve e 50 asistimeve gjatë një harku kohor prej pesë ndeshjeve.

“E jashtëzakonshme. Ai po luan si MVP. Është qartë një prej lojtarëve më të mirë në ligë”, ka thënë qendra e Dallasit, Christian Wood, raporton agjencia AP.

Wood realizoi 25 pikë, ndërsa Dallasi ka shënuar fitoren e pestë rresht ndaj San Antonio Spursit.

Mëshumë nga ShowSport

Të gjitha →
ShowSport

Dardan Berisha jo më beqar, fejohet me bukuroshen Belinda Mehana

ShowSport

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

ShowSport

Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

ShowSport

Vesa konfirmon lidhjen me Dakun? Publikon dhuratat e marra nga ai