Verona me ofertë gjysmë milioni euro për sulmuesin e Partizanit të Tiranës

Klubi i elitës së futbollit të Italisë, Verona, ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin Xhuliano Skuka, që është pjesë e Partizanit të Tiranës, kanë shkruar të premten mediat në Itali. Ato thonë se Verona ka ofruar gjysmë milioni euro për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar, që ka shënuar dhjetë gola në 15 paraqitje në
Klubi i elitës së futbollit të Italisë, Verona, ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin Xhuliano Skuka, që është pjesë e Partizanit të Tiranës, kanë shkruar të premten mediat në Itali.
Ato thonë se Verona ka ofruar gjysmë milioni euro për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar, që ka shënuar dhjetë gola në 15 paraqitje në këtë sezon deri tani.
Kontrata e Skukës me Partizanin e Tiranës skadon në vitin 2025, dhe për këtë arsye, skuadra e kampionatit shqiptar kërkon më shumë para për ta lënë të lirë futbollistin e talentuar.
Ofertën e radhës, Partizani i Tiranës pret që ta ketë një milionë euro.



