Futboll ndërkombëtar

Zbulohen detajet nga oferta e PSG-së për Skriniarin, sllovaku ende nuk ka rinovuar kontratën me Interin

Zbulohen detajet nga oferta e PSG-së për Skriniarin, sllovaku ende nuk ka rinovuar kontratën me Interin

Paris Saint-Germain raportohet se ka bërë një tjetër ofertë për Milan Skriniarin. Madje, “La Repubblica” ka raportuar se oferta e parisienëve e ka bërë mbrojtësin që të hezitojë për të rinovuar kontratën me Interin. Kontrata aktuale e Skriniarit me klubin nga Milano skadon në verën e këtij viti. Sipas mediumit italian, PSG-ja i ka ofruar

Besnik Batusha

Paris Saint-Germain raportohet se ka bërë një tjetër ofertë për Milan Skriniarin.

Madje, “La Repubblica” ka raportuar se oferta e parisienëve e ka bërë mbrojtësin që të hezitojë për të rinovuar kontratën me Interin.

Kontrata aktuale e Skriniarit me klubin nga Milano skadon në verën e këtij viti.

Sipas mediumit italian, PSG-ja i ka ofruar 27-vjeçarit kontratë 5-vjeçare, me pagë prej 12 milionë eurosh në vit.

Kësisoj, kampionët francezë po synojnë që ta bindin sllovakun që t’iu bashkohet atyre si lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.

Milan Skriniar është pjesë e Interit që nga vitit 2017, kur klubi kishte kompletuar transferimin e tij nga Sampdoria për 34 milionë euro.

“Nerazzurrët” gjithashtu janë të interesuar për të rinovuar kontratën me Skriniarin, e ardhmja e të cilit pritet të mësohet gjatë muajve në vazhdim.

PSGSkriniar

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions