Sport Ndërkombëtar

Zlatan Ibrahimoviq s’di të plaket, shihni si i “çmend” të gjithë në plazhin e Majamit (foto)

Zlatan Ibrahimoviq s’di të plaket, shihni si i “çmend” të gjithë në plazhin e Majamit (foto)

Futbollisti legjendar suedez Zlatan Ibrahimoviq ka treguar modelin e ri të flokëve, por edhe trupin e tij të formësuar duke u kënaqur në plazhin e Majamit me partneren e tij Helena Seger dhe dy djemtë e tyre, Maximilian dhe Vincent, shkruan Gazeta Sport. Sulmuesi 41-vjeçar i Milanit tregoi edhe një herë se është në top

Besnik Batusha

Futbollisti legjendar suedez Zlatan Ibrahimoviq ka treguar modelin e ri të flokëve, por edhe trupin e tij të formësuar duke u kënaqur në plazhin e Majamit me partneren e tij Helena Seger dhe dy djemtë e tyre, Maximilian dhe Vincent, shkruan Gazeta Sport.

Sulmuesi 41-vjeçar i Milanit tregoi edhe një herë se është në top formë, dhe shumë vizitorë në plazh nuk mund t’i hiqnin sytë nga muskujt e tij, por edhe shumë pjesëtare të seksit të bukur që rastësisht ndodheshin në plazh kishin sytë në mbathjet e tij mjaft të mbushura të notit.

“Ai duket si një zot grek. Ai është Zeusi”, shkruante një nga komentet e fansave në rrjetet sociale, ndërsa një tjetër bën shaka: “Koha nuk e plak Zlatanin, Zlatani e plak kohën”.

Kujtojmë që Ibrahimoviq nuk ka luajtur kohëve të fundit pasi në fund të majit pësoi një lëndim në gju. Suedezi ka ende kontratë me kampionin aktual italian deri në fund të sezonit dhe ka theksuar se nuk planifikon të pensionohet kaq shpejt. /Gazeta Sport/

IbrahimoviqMilani

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions