Futboll ndërkombëtar

Zyrtare| Renditet i fundit, Southamptoni e kërkon shpëtimin te sulmuesi kroat

Zyrtare| Renditet i fundit, Southamptoni e kërkon shpëtimin te sulmuesi kroat

Southamptoni ka konfirmuar nënshkrimin me sulmuesin Mislav Orsic nga Dinamo e Zagrebit. 30-vjeçari ka rënë dakord për një marrëveshje me kohëzgjatje dy vjet e gjysmë me Southamptonin dhe bëhet blerja e parë e ish-skuadrës së Brojës në këtë dritare merkatoje në epokën e Nathan Jones. Orsic ishte pjesë e skuadrës së Kroacisë që u rendit

Besnik Batusha

Southamptoni ka konfirmuar nënshkrimin me sulmuesin Mislav Orsic nga Dinamo e Zagrebit. 30-vjeçari ka rënë dakord për një marrëveshje me kohëzgjatje dy vjet e gjysmë me Southamptonin dhe bëhet blerja e parë e ish-skuadrës së Brojës në këtë dritare merkatoje në epokën e Nathan Jones.

Orsic ishte pjesë e skuadrës së Kroacisë që u rendit e treta në Kupën e Botës 2022 dhe shënoi golin e fitores në finalen për vendin e tretë tretë kundër Marokut.

Trajneri i Southamptonit, Jones, në lidhje me nënshkrimin me Orsic deklaroi: “Mislav është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe jam i kënaqur që kemi afruar kaq shpejt. Jam i sigurt se kushdo që ka ndjekur përparimin e tij ose ka parë se çfarë ka arritur në Kupën e Botës do të kuptojë talentin që ka. Ne jemi të emocionuar që e kemi këtu.”

Orsic ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar tetë herë në 27 paraqitje për Dinamon e Zagrebit, ku ka luajtur që nga viti 2018.

Mislav OrsicSouthamptoni

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions