Futboll ndërkombëtar

AC Milan vazhdon me fitore në Serie A

AC Milan vazhdon me fitore në Serie A

AC Milan ka vazhduar me fitore në Serie A derisa sonte ka mposhtur Atalantan me rezultat 2-0. Musso (25’ autogol), Messias (86’) ishte goli i vetëm që u shënua në këtë ndeshje AC Milan është duke vazhduar me fitore nga 1-0 në Serie A, e që ngadalë po e kthejnë Kuqezinjtë në rrugë të mirë

Besnik Batusha

AC Milan ka vazhduar me fitore në Serie A derisa sonte ka mposhtur Atalantan me rezultat 2-0. Musso (25’ autogol), Messias  (86’) ishte goli i vetëm që u shënua në këtë ndeshje 

AC Milan është duke vazhduar me fitore nga 1-0 në Serie A, e që ngadalë po e kthejnë Kuqezinjtë në rrugë të mirë për t’u kualifikuar në Europë, pas një serie jo edhe aq të mirë që pati në fillim të vitit. 

Kuqezinjtë e zhbllokuan rezultatin në minutën e 25. 

Theo Hernandez bën një goditje të fortë dhe topi pasi që godet shtyllën kthehet në shpinën e Juan Musso (portierit të Atalantës) e ku mandej përfundon në rrjetë.

Leao pati mundësinë e radhës për të shënuar për Milanin në minutën e 33-të, por topi goditi shtyllën e jashtme të portës kundërshtare. 

Minuta e 71-të shënoi një rast ideal për Junior Messias që të shënojë gol por që topi përfundoi mbi portë. 

Junior Messias do të shënonte megjithatë gol në minutën e 86-të ku ai mori një top të mirë nga Rafael Leao.

Kjo fitore e dërgon Milanin në kuotën e 43 pikëve, aq sa ka Inter por që ka golëdallim më të mirë dhe është në vendin e dytë. Kurse AC Milan dhe Inter kanë 18 pikë më pak se Napoli që është në vendin e parë me 65 pikë pas 24 xhirove të Serie A në Itali. 

Milan në ndeshjen e radhës ka punë me AFC Fiorentinën si mysafirë derisa Atalanta do të luan kundër Udineses në shtëpi.  

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions