Futboll ndërkombëtar

Alves ndryshon sërish deklaratën, tani pranon se ka pasur marrëdhënie seksuale me vajzën që e akuzoi për përdhunim

Alves ndryshon sërish deklaratën, tani pranon se ka pasur marrëdhënie seksuale me vajzën që e akuzoi për përdhunim

Dani Alves vazhdon të ketë probleme të mëdha, pasi sërish ka ndryshuar deklaratën e tij. Ish-mbrojtësi i Barcelonës është i burgosur që nga 20 janari pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze. 39-vjeçari ka ndryshuar sërish deklaratën e tij dhe tani ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën që e ka akuzuar, përkundër

Besnik Batusha

Dani Alves vazhdon të ketë probleme të mëdha, pasi sërish ka ndryshuar deklaratën e tij.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës është i burgosur që nga 20 janari pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze.

39-vjeçari ka ndryshuar sërish deklaratën e tij dhe tani ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën që e ka akuzuar, përkundër që në fillim e ka refuzuar një gjë të tillë.

Sipas Marcas, Dani Alves thuhet se në tre deklaratat e mëparshme ka mohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale për të fshehur tradhtinë ndaj gruas së tij Joana Sanz, e cila së fundmi e ka vizituar në burg.

Dani Alves në deklaratën e tij të parë ka thënë se nuk e njeh gruan që e ka akuzuar për përdhunim, më pas ka thënë se ka pasur vetëm prekje dhe tani ka ndryshuar tërësisht deklaratën.

Por Alves ka thënë se marrëdhënia seksuale është pranuar me dëshirë, derisa viktima ka deklaruar se ka qenë dhunim nga mbrojtësi brazilian.

Prandaj, në rast se shpallet fajtor, do të dënohej më i rëndë dhe do të dënohej me 12 vjet burg. 

🟠 @josemariafj_, sobre el último movimiento de Joana Sanz, mujer de Dani Alves: “Subía una peineta, pero no sabemos a quién va dedicada”.#YAS8Feb

Directo ▶️ https://t.co/Zbpc7aiHYM pic.twitter.com/xtaBgRRO7u

— Y Ahora Sonsoles (@YAhoraSonsoles) February 8, 2023

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions