Futboll ndërkombëtar

Chelsea vazhdon me barazime në Premierligë

Chelsea vazhdon me barazime në Premierligë

Chelsea ka regjistruar edhe barazimin e tretë radhazi në Premierligë. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të, skuadra e drejtuar nga Graham Potter barazoi në udhëtim kundër West Ham Unitedit, shkruan Gazeta Express. Ndeshja e zhvilluar në “London Stadium” përfundoi me rezultatin 1:1. Të dy golat e kësaj ndeshjeje u shënuan brenda pjesës së

Besnik Batusha

Chelsea ka regjistruar edhe barazimin e tretë radhazi në Premierligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të, skuadra e drejtuar nga Graham Potter barazoi në udhëtim kundër West Ham Unitedit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “London Stadium” përfundoi me rezultatin 1:1.

Të dy golat e kësaj ndeshjeje u shënuan brenda pjesës së parë.

Joao Felix fillimisht kaloi “Blutë” në epërsi në minutën e 16-të. Për portugezin ishte goli i parë në fanellën e londinezëve.

Emerson shënoi për “Çekanët” në minutën e 28-të për të barazuar shifrat.

Chelsea pas këtij barazimi ka 31 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë, kurse West Hami me 20 pikë renditet në pozitën e 15-të.

ChelseaWest Ham

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions