Sporte tjera

Distria i afrohet pozitës së parë në ranglistën botërore

Distria i afrohet pozitës së parë në ranglistën botërore

Distria Krasniqi i është afruar shumë pozitës së parë në ranglistën botërore të kategorisë deri 52 kg në xhudo. Me të artën në Grand Slamin e Parisit, Distria fitoi 1000 pikë në ranglistë. Mbetet e dyta, por tani i ka 6520 pikë. Në vendin e parë është hungarezja Reka Pupp me 6531 pikë, pra vetëm

Besnik Batusha

Distria Krasniqi i është afruar shumë pozitës së parë në ranglistën botërore të kategorisë deri 52 kg në xhudo. Me të artën në Grand Slamin e Parisit, Distria fitoi 1000 pikë në ranglistë. Mbetet e dyta, por tani i ka 6520 pikë.

Në vendin e parë është hungarezja Reka Pupp me 6531 pikë, pra vetëm 11 më shumë se Distria. Para Garës në Paris, e para ishte britanikja Chelsie Giles. Ajo nuk mori pjesë në Grand Slam dhe ka rënë në vendin e tretë me 6430 pikë.

Krasniqi nuk doli e para për faktin se Pupp shkoi deri në finale. Kështu hungarejza mori 700 pikë dhe kaloi në vendin e parë prej të tretit. Distria në vitin 2021 ishte e para në ranglistë në kategorinë deri 48 kg. Por pas Lojërave të Tokios, ku fitoi të artën, kaloi në kategorinë deri 52 kg. Dhe për një periudhë jo shumë të gjatë i është afruar pozitës së parë edhe në këtë kategori.

DistriaXhudo

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë