ShowSport

Ekipi i mundjes së Kosovës shpëtoi fatmirësisht nga tërmeti në Turqi

Ekipi i mundjes së Kosovës shpëtoi fatmirësisht nga tërmeti në Turqi

Federata e Mundjes së Kosovës ka njoftuar të hënën se ekipi kosovar që ishte pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar “12 February” në Kahramarash të Turqisë, ka shpëtuar për fat të mirë nga tërmeti katastrofal që goditi Turqinë. Në fakt, FMK-ja, ka njoftuar se të gjitha hotelet ku ishte i vendosur ekipi i Kosovës ishin rrafshuar, ndërsa

Besnik Batusha

Federata e Mundjes së Kosovës ka njoftuar të hënën se ekipi kosovar që ishte pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar “12 February” në Kahramarash të Turqisë, ka shpëtuar për fat të mirë nga tërmeti katastrofal që goditi Turqinë.

Në fakt, FMK-ja, ka njoftuar se të gjitha hotelet ku ishte i vendosur ekipi i Kosovës ishin rrafshuar, ndërsa garuesit e Kosovës kanë treguar heroizëm duke iu ndihmuar njerëzve nën gërmadha. Aktualisht, ekipi kosovar është vendosur në qytetin Kayseri të Turqisë.

Turqia të dielën u godit nga tërmeti 7.8 ballë ku pati dëme të mëdha materiale dhe viktima të shumta.

MundjeTurqi

Mëshumë nga ShowSport

Të gjitha →
ShowSport

Dardan Berisha jo më beqar, fejohet me bukuroshen Belinda Mehana

ShowSport

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

ShowSport

Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

ShowSport

Vesa konfirmon lidhjen me Dakun? Publikon dhuratat e marra nga ai