Futboll ndërkombëtar

I biri i Ronaldinhos i bashkohet Akademisë së Barcelonës

I biri i Ronaldinhos i bashkohet Akademisë së Barcelonës

I biri i Ronaldinhos, Joao Mendes, i është bashkuar Akademisë së Barcelonës. Mendes ka kaluar me sukses provat gjatë janarit dhe i është bashkuar Akademisë së famshme të klubit “La Masia”, që ka prodhuar lojtarë si Lionel Messi, Xavi, Andres Iniesta, Cesc Fabregas dhe Gerard Pique. Mendes 17-vjeçar luan si sulmues qendror. Ronaldinho ka premtuar

Besnik Batusha

I biri i Ronaldinhos, Joao Mendes, i është bashkuar Akademisë së Barcelonës. Mendes ka kaluar me sukses provat gjatë janarit dhe i është bashkuar Akademisë së famshme të klubit “La Masia”, që ka prodhuar lojtarë si Lionel Messi, Xavi, Andres Iniesta, Cesc Fabregas dhe Gerard Pique.

Mendes 17-vjeçar luan si sulmues qendror. Ronaldinho ka premtuar se do të jetë më shumë i pranishëm në Barcelonë.

“Ai po vjen tani. Unë kurrë nuk kam qenë jashtë klubit. Barcelona është pjesë e jetës. Kudo që shkoj e marr me vete. Me ardhjen e djalit tim te Barça, unë do të jem më i pranishëm se kurrë”, ka thënë Ronaldinho për gazetën spanjolle “Marca”.

Mendes së fundi ishte pjesë e ekipit brazilian Cruzeiro. Ka luajtur për grupmoshën U17.

Ronaldinho

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions