Futboll ndërkombëtar

Leicesteri i shkakton disfatë të thellë Tottenhamit

Leicesteri i shkakton disfatë të thellë Tottenhamit

Leicester City i ka shkaktuar Tottenhamit disfatë të thellë në kuadër të xhiros së 23-të të Premier Leagues angleze. “Dhelprat” të shtunën fituan me rezultatin 4:1 në shtëpi, ndaj skuadrës që drejtohet nga Antonio Conte që kaloi e para në epërsi, me golin e Rodrigo Bentancurit në minutën e 14-të. Nampalys Mendy në minutën e

Besnik Batusha

Leicester City i ka shkaktuar Tottenhamit disfatë të thellë në kuadër të xhiros së 23-të të Premier Leagues angleze.

“Dhelprat” të shtunën fituan me rezultatin 4:1 në shtëpi, ndaj skuadrës që drejtohet nga Antonio Conte që kaloi e para në epërsi, me golin e Rodrigo Bentancurit në minutën e 14-të.

Nampalys Mendy në minutën e 23-të dhe James Maddison pas dy minutash, shënuan dy gola të shpejtë për epërsinë e parë në ndeshje.

Kelechi Iheanacho në minutën e katërt të shtesës së pjesës së parë realizoi edhe një gol tjetër për 3:1.

Nëntë minuta para fundit të takimit, mesfushori Harvey Barnes vulosi rezultatin përfundimtar, 4:1.

Leicesteri i largohet zonës së rrezikshme pasi ka marrë 24 pikë dhe pozicionohet në vendin e 13-të. Tottenhami në ndjekje të zonës së “Championsit” tani ka 39 pikë. Zë vendin e pestë.

LeicesteriTottenhami

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions