Futboll ndërkombëtar

PSG i rikthehet fitoreve në ligë, mposht Montpellierin

PSG i rikthehet fitoreve në ligë, mposht Montpellierin

Paris Saint-Germain është rikthyer te fitoret në elitën e futbollit francez. Parisienët mposhtën në udhëtim Montpellierin me rezultatin 1:3. Mbappe humbi penalltinë në minutën e 10-të. Ajo u përsërit edhe njëherë, por prapë francezi dështoi të realizonte. Mbappe 11 minuta më pas u detyrua të largohej nga loja për shkak të një lëndimi të pësuar.

Besnik Batusha

Paris Saint-Germain është rikthyer te fitoret në elitën e futbollit francez.

Parisienët mposhtën në udhëtim Montpellierin me rezultatin 1:3.

Mbappe humbi penalltinë në minutën e 10-të. Ajo u përsërit edhe njëherë, por prapë francezi dështoi të realizonte.

Mbappe 11 minuta më pas u detyrua të largohej nga loja për shkak të një lëndimi të pësuar.

Në minutën e 35-të Leo Messi shënoi, por goli u anulua nga VAR-i për shkak të pozicionit jashtë lojë.

E VAR-i ishte protagonist edhë në minutën e 52-të për ta anuluar golin e Hakimit.

Tre minuta më vonë, Fabian Ruiz zhbllokoi shifrat dhe kaloi mysafirët në epërsi.

Rezultati u dyfishua nga Messi në minutën e 72-të, para se Montpellier të ngushtonte epërsinë në minutën e 89-të nëpërmjet Nordin.

Krejt në fund të ndeshjes Zaire-Emery shënoi për 1:3.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 51 pikëve në vendin e parë, pesë më shumë se Marseille që gjendet në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Montpellier mbetet i 14-ti me 20 pikë të grumbulluara.

MontpellierPSG

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions