Futboll ndërkombëtar

Ronaldo vazhdon me gola te Al Nassr, kalon shifrën prej 500 golave në kampionate

Ronaldo vazhdon me gola te Al Nassr, kalon shifrën prej 500 golave në kampionate

Cristiano Ronaldo po vazhdon me formën e mirë te Al Nassr, duke shënuar dy herë në ndeshjen e sotme ndaj Al Wehda. Al Nassr po luan si mysafir i Al Wehda dhe rezultati momental është 2-0 në të mirë të skuadrës ku luan Cristiano Ronaldo. Portugezi shënoi fillimisht në minutën e 21-të, ku mori një

Besnik Batusha

Cristiano Ronaldo po vazhdon me formën e mirë te Al Nassr, duke shënuar dy herë në ndeshjen e sotme ndaj Al Wehda.

Al Nassr po luan si mysafir i Al Wehda dhe rezultati momental është 2-0 në të mirë të skuadrës ku luan Cristiano Ronaldo.

Portugezi shënoi fillimisht në minutën e 21-të, ku mori një pasim në zonë dhe me një gjuajtje për tokë shënoi për 1-0.

The Best
The goat @Cristiano pic.twitter.com/ulwnR3n5Km

— TOBI † (@tobbitech) February 9, 2023

Ky ishte goli i tij i 500-të në ndeshjet kampionale, të shënuara me pesë skuadra të ndryshme: Sporting, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe Al Nassr.

No importa el país, la liga o club. Cristiano Ronaldo es inevitable 🔥

Un nuevo récord (500 goles en liga) 📈
🇵🇹 Sporting CP – 3
🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Man United – 103
🇪🇸 Real Madrid – 311
🇮🇹 Juventus – 81
🇸🇦 Al Nassr – 2 pic.twitter.com/wGANt6Guex

— GOAL en español (@Goal_en_espanol) February 9, 2023

Nuk vonoi shumë dhe portugezi shënoi edhe në minutën e 40-të për 2-0.

Nëse Al Nassr e mbyll ndeshjen me fitore do të bëhet lider në Superligën e Arabisë Saudite me 37 pikë.

الله الله يااااا اسطووووووره 💛💙Siiii@Cristiano #النصر_الوحده pic.twitter.com/q1VNnP2prj

— إيمان ناهودي (@Imanenahoudy2) February 9, 2023

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions