Valon Berisha shënon golin e parë në Australi

Valon Berisha e ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit të Australisë. Futbollisti i Kosovës që ka edhe dy asistime në A-Leaguen australiane, të shtunën realizoi gol në fitoren 4:2 të skuadrës së tij Melbourne City, në udhëtim te Perth Glory. Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 16-të. Berisha realizoi nga penalltia
Valon Berisha e ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit të Australisë.
Futbollisti i Kosovës që ka edhe dy asistime në A-Leaguen australiane, të shtunën realizoi gol në fitoren 4:2 të skuadrës së tij Melbourne City, në udhëtim te Perth Glory.
Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 16-të.
Berisha realizoi nga penalltia në minutën e 62-të të ndeshjes, ndërsa tetë minuta më vonë u zëvendësua.
Melbourne City prin në tabelë me 34 pikë në 15 ndeshje të luajtura.
Macedonia Park 𝗺𝗮𝘆𝗵𝗲𝗺! 🤯
— Isuzu UTE A-League (@aleaguemen) February 11, 2023
Daryl Lachman is sent off for a last man challenge & Valon Berisha dispatches the resultant penalty 🎯
Catch all the action LIVE on @ParamountPlusAU 📺
Follow live: https://t.co/12N7fQVilZ#PERvMCY #WeAreALeagues @IsuzuUTE pic.twitter.com/TP3OenfDlU



