Futboll ndërkombëtar

Ekipi i Ermal Krasniqit gjobitet rëndë nga UEFA, rrezikon mospjesëmarrjen në garat evropiane

Ekipi i Ermal Krasniqit gjobitet rëndë nga UEFA, rrezikon mospjesëmarrjen në garat evropiane

Kampioni rumun, CFR Cluj, është gjobitur nga UEFA, për shkak të shkeljes së fair-play financiar të vendosur nga forumi europian. Skuadra rumune do të duhet të paguajë 250 mijë euro. Gjithashtu, CFR Cluj mori një dënim me kusht: rrezikon të mos marrë pjesë në kompeticionet evropiane për tre vjet, nëse përsëritet. Drejtuesit e skuadrës së

Besnik Batusha

Kampioni rumun, CFR Cluj, është gjobitur nga UEFA, për shkak të shkeljes së fair-play financiar të vendosur nga forumi europian. 

Skuadra rumune do të duhet të paguajë 250 mijë euro.

Gjithashtu, CFR Cluj mori një dënim me kusht: rrezikon të mos marrë pjesë në kompeticionet evropiane për tre vjet, nëse përsëritet.

Drejtuesit e skuadrës së Clujit siguruan se kanë marrë të gjitha masat që gabimet të mos përsëriten. 

“Situata financiare në të cilën ndodhemi sot është e supozuar dhe pikërisht në këtë kuptim, drejtuesit e klubit prej kohësh kanë bërë përpjekje të mëdha për të kompensuar humbjet e bëra në vitet e fundit”, thuhej në njoftim

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions