Hakimi po hetohet për përdhunim

Prokurorët francez kanë nisur hetimet e para për përdhunim nga mbrojtësi i Marokut, Achraf Hakimi, ka konfirmuar një burim i afërt me këtë hetim, shkruan “BBC” të mërkurën. Një 24-vjeçare ka akuzuar mbrojtësin e krahut të djathtë të Paris Saint-Germainit se e ka dhunuar atë në shtëpinë e tij, në kryeqytetin francez, më 25 shkurt.
Prokurorët francez kanë nisur hetimet e para për përdhunim nga mbrojtësi i Marokut, Achraf Hakimi, ka konfirmuar një burim i afërt me këtë hetim, shkruan “BBC” të mërkurën.
Një 24-vjeçare ka akuzuar mbrojtësin e krahut të djathtë të Paris Saint-Germainit se e ka dhunuar atë në shtëpinë e tij, në kryeqytetin francez, më 25 shkurt.
Hakimi ka mohuar akuzat.
Burimi ka thënë se ajo e ka raportuar incidentin në stacionin e policisë të dielën, por nuk ka ngritur akuzë ndaj tij.
Hakimi që u lind në Spanjë, ka qenë një prej lojtarëve kryesorë të Marokut që shkoi historinë duke shkuar deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar.
Maroku u bë skuadra e parë afrikane që shënon një sukses të tillë.
Të hënën po në Paris, Hakimi ishte pjesë e formacionit më të mirë nga “FIFPro”.



