ShowSport

Kosova u befasua nga pritja në Bosnjë, FHK e vlerëson si pritje të ngrohtë

Kosova u befasua nga pritja në Bosnjë, FHK e vlerëson si pritje të ngrohtë

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll është duke e zhvilluar sot ndeshjen kundër Bosnjë-Hercegovinës, të vlefshme për kualifikime në “Euro 2024”. Ndeshja po zhvillohet në Tuzla, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 10:7 në të mirë të vendasve. Për të mirë janë befasuar “Dardanët”, pasi tifozët vendasë kanë shfaqur një mesazh për Kosovën.

Besnik Batusha

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll është duke e zhvilluar sot ndeshjen kundër Bosnjë-Hercegovinës, të vlefshme për kualifikime në “Euro 2024”.

Ndeshja po zhvillohet në Tuzla, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 10:7 në të mirë të vendasve.

Për të mirë janë befasuar “Dardanët”, pasi tifozët vendasë kanë shfaqur një mesazh për Kosovën.

“Mirë se vini lojtarë, Kosova e pavarur”, thuhet në mesazhin e shfaqur nga tifogrupi “BHFanaticos”.

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) ka publikuar një video nga momenti i intonimit të himnit të Kosovës, që u respektua në tërësi edhe nga të pranishmit në palestër.

FHK-ja e cilësoi këtë si një pritje të ngrohtë për Kombëtaren e Kosovës.

Mëshumë nga ShowSport

Të gjitha →
ShowSport

Dardan Berisha jo më beqar, fejohet me bukuroshen Belinda Mehana

ShowSport

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

ShowSport

Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

ShowSport

Vesa konfirmon lidhjen me Dakun? Publikon dhuratat e marra nga ai