Futboll ndërkombëtar

“Ku janë lojtarët kroatë!?”, selektori Dalic ankohet në zgjedhjen e më të mirëve të vitit

“Ku janë lojtarët kroatë!?”, selektori Dalic ankohet në zgjedhjen e më të mirëve të vitit

Selektori i Kombëtares kroate, Zlatko Dalic e ka sulmuar FIFA-n për faktin se konsideron që nuk u vlerësuan sa duhet futbollistët kroatë në zgjedhjen e më të mirëve të vitit. “Jam i zhgënjyer me sjelljen dhe qasjen e FIFA-s ndaj Kombëtares kroate. Besoj se, në bazë të krejt atyre që i kemi arritur si skuadër,

Besnik Batusha

Selektori i Kombëtares kroate, Zlatko Dalic e ka sulmuar FIFA-n për faktin se konsideron që nuk u vlerësuan sa duhet futbollistët kroatë në zgjedhjen e më të mirëve të vitit.

“Jam i zhgënjyer me sjelljen dhe qasjen e FIFA-s ndaj Kombëtares kroate. Besoj se, në bazë të krejt atyre që i kemi arritur si skuadër, meritojmë më shumë respekt nga organi më i lartë qeverisës i futbollit botëror. Nëse e shikojmë listën e 14 kandidatëve për lojtarin më të mirë të vitit, përpos të madhit Luka Modric, ku janë lojtarët tjerë kroatë”, ka thënë trajneri kroat në uebfaqen zyrtare të Federatës kroate të futbollit.

“Nuk dua të jap emra, por a me të vërtet nuk kishte vend për Mateo Kovacicin në këtë listë? Po Josko Gvardiol? Pjesa më e madhe e ka përfshirë në 11-she, si për Kupën e Botës, ashtu edhe për Bundesligë. Po Dominik Livakovic nuk e meritonte të ishte njëri prej pesë finalistëve për portierin më të mirë, pas gjithë asaj që e ka bërë në Katar?”, vazhdoi ai.

“Nëse futbollistët dhe trajnerët anglezë, brazilianë, spanjollë, gjermanë apo italianë do t’i arrinin rezultatet tona, do të zgjidheshin për çdo çmim futbollistik të mundshëm. Duke i marrë parasysh të gjitha këto, kam vendosur të mos marr pjesë në votim për premitë e këtij viti, por dua t’i uroj krejt fituesit për çmimet e merituara. Posaçërisht Lukan, për pozitën e katërt. Por, për mua është gjithmonë numër një”, përfundoi Dalic. 

DalicFIFAKroacia

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions