Futboll ndërkombëtar

Messi e arrin shifrën e 100 golave me Argjentinën, realizon “hat-trick”

Messi e arrin shifrën e 100 golave me Argjentinën, realizon “hat-trick”

Lionel Messi e ka arritur shifrën e 100 golave në karrierë me Kombëtaren e Argjentinës. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e arriti këtë numër jubilar pasi realizoi tregolësh në fitoren e “Albiceleste” me rezultat të thellë, 7:0 kundër Curacao. Para kësaj loje, futbollisti i Paris Saint-Germainit i kishte 99 gola për Argjentinën, ndërsa

Besnik Batusha

Lionel Messi e ka arritur shifrën e 100 golave në karrierë me Kombëtaren e Argjentinës.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e arriti këtë numër jubilar pasi realizoi tregolësh në fitoren e “Albiceleste” me rezultat të thellë, 7:0 kundër Curacao.

Para kësaj loje, futbollisti i Paris Saint-Germainit i kishte 99 gola për Argjentinën, ndërsa “hat-tricku” e çoi atë në kuotën e 102 golave.

Paraprakisht, ai kishte shënuar edhe në miqësoren me Panamanë, pak ditë më parë.

Të tre golat ndaj Curacao, Messi i realizoi në 37 minutat e parë të lojës.

Enzo Fernandez, Nicolas Gonzales, Angel Di Maria e Gonzalo Montiel i shënuan golat tjerë për kampionët e botës.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions