Futboll ndërkombëtar

Messi pritet si hero në atdhe, argjentinasit “çmenden” pas tij

Messi pritet si hero në atdhe, argjentinasit “çmenden” pas tij

Lionel Messi u rikthye në Argjentinë së fundmi për t’ju bashkuar kësaj Kombëtareje për ndeshjen miqësore me Panamanë. Dhe, ylli i Paris Saint-Germainit është pritur si hero në atdhe. Mijëra tifozë kanë dalë për ta parë shtatë herë ftuesin e Topit të Artë derisa po e merrte rrugën drejt restorantit të tij të preferuar së

Besnik Batusha

Lionel Messi u rikthye në Argjentinë së fundmi për t’ju bashkuar kësaj Kombëtareje për ndeshjen miqësore me Panamanë.

Dhe, ylli i Paris Saint-Germainit është pritur si hero në atdhe.

Mijëra tifozë kanë dalë për ta parë shtatë herë ftuesin e Topit të Artë derisa po e merrte rrugën drejt restorantit të tij të preferuar së bashku me familjen e tij.

Ata e thirrën emrin e kampionit të freskët të botës në rrugët e Buenos Aires, të cilat u mbipopulluan brenda pak minutash pasi tifozët e kuptuan se aty gjendej i pranishëm ish-futbollisti i Barcelonës.

Më pas, tifozët e pritën Messin jashtë restorantit derisa ishte duke ngrënë darkë dhe nuk munguan brohoritjet dhe thirrjet e ndryshme për heroin e tyre, i cili ia solli Argjentinës trofeun e Kupës së Botës pas pritjes së gjatë. 

ArgjentinaMessi

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions