Futboll ndërkombëtar

Myrto Uzuni vazhdon shkëlqimin në Spanjë, shënon në fitoren e radhës së Granadas

Myrto Uzuni vazhdon shkëlqimin në Spanjë, shënon në fitoren e radhës së Granadas

Myrto Uzuni po vazhdon me formën e lartë në La Liga 2. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të, Granda shënoi fitore në udhëtim kundër Burgos. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:3, teksa Uzuni ishte autor i golit të dytë, i shënuar në minutën e 84-t. Për 27-vjeçarin ishte ky goli i tij i 18-të

Besnik Batusha

Myrto Uzuni po vazhdon me formën e lartë në La Liga 2.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të, Granda shënoi fitore në udhëtim kundër Burgos.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:3, teksa Uzuni ishte autor i golit të dytë, i shënuar në minutën e 84-t.

Për 27-vjeçarin ishte ky goli i tij i 18-të këtë sezon, krahas edhe tri asistimeve. Sulmuesi shqiptar i prin listës së golashënuesve në La Liga 2.

Jorge Molina (69′, 90+8′) ishte autor i dy golave tjerë në fitoren e Granadas.

Camps Gaspar (8′) e shënoi golin e vetëm për vendasit.

Granada pas kësaj fitore ka 54 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë në tabelë. Në fund dy skuadrat e para në renditje e sigurojnë promovimin në La Liga.

Burgos është në pozitën e shtatë me 45 pikë.

GranadaMyrto Uzuni

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions