Sporte tjera

Peja vazhdon me formën e lartë, fiton me rezultat të thellë ndaj Vëllaznimit

Peja vazhdon me formën e lartë, fiton me rezultat të thellë ndaj Vëllaznimit

Peja po vazhdon me formën e mirë, teksa sonte regjistroi fitoren e katërt radhazi në Superligën e Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar mposhti Vëllaznimin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të. Hadar ende nuk di për humbje që nga ardhja e tij te klubi nga Dukagjini, duke përfshirë edhe ndeshjet e tij

Besnik Batusha

Peja po vazhdon me formën e mirë, teksa sonte regjistroi fitoren e katërt radhazi në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar mposhti Vëllaznimin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.

Hadar ende nuk di për humbje që nga ardhja e tij te klubi nga Dukagjini, duke përfshirë edhe ndeshjet e tij në Ligën Ballkanike.

Pejanët triumfuan sonte me rezultatin e thellë 127:80. Ndeshja u zhvillua në palestrën sportive “Karagaçi”.

Larry Thomas dhe David Joseph ishin më të dalluarit në fitoren e vendasve, duke shënuar nga 21 pikë secili.

Damonte Dodd u dallua te gjakovarët me 22 pikë.

Peja tani ka 18 fitore në kampionat, krahas edhe shtatë humbjeve – teksa kryeson në tabelë me 43 pikë, një më shumë se Sigal Prishtina, që ndeshjen e kësaj jave e luan të hënën, kundër Trepçës.

Vëllaznimi, që ka bilanc prej tetë fitoreve dhe 17 humbjeve, renditet i gjashti në tabelë me 33 pikë.

PejaVëllaznimi

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë