Futboll ndërkombëtar

Shumë klube të interesuara për Osimhen, Napoli ia cakton çmimin e largimit nigerianit

Shumë klube të interesuara për Osimhen, Napoli ia cakton çmimin e largimit nigerianit

Napoli do të konsiderojë shitjen e yllit të tyre, Victor Osimhen, në verë vetëm nëse ndonjë klub është i gatshëm të paguajë çmimin e vendosur nga klubi. Sulmuesi nigerian ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, pas formës së tij mbresëlënëse me liderët e Serie A. Osimhen deri më tani ka regjistruar 28 paraqitje në të

Besnik Batusha

Napoli do të konsiderojë shitjen e yllit të tyre, Victor Osimhen, në verë vetëm nëse ndonjë klub është i gatshëm të paguajë çmimin e vendosur nga klubi.

Sulmuesi nigerian ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, pas formës së tij mbresëlënëse me liderët e Serie A.

Osimhen deri më tani ka regjistruar 28 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, ka shënuar 23 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.

Klubi italian dhe vetë lojtari tashmë janë në dijeni se një mori klubesh kanë shprehur interesim për të.

Sipas “Tuttomercatoweb”, nëse ndonjë klub ofron 140 deri në 150 milionë euro për 24-vjeçarin, atëherë Napoli do të pranonte largimin e tij.

Manchester United, Chelsea dhe Real Madridi janë klubet më të lidhura me një transferim të mundshëm të ish-sulmuesit të Lille.

Victor Osimhen me Napolin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. /Gazeta Express/

NapoliOsimhen

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions