Sporte tjera

Trepça e pandalshme, mposht Rahovecin

Trepça e pandalshme, mposht Rahovecin

Trepça ka vazhduar me formë të mirë, kësaj radhe duke mundur Rahovecin me rezultat 79:73 (16:16, 30:19, 15:14, 18:24). Sfida u zhvillua në kuadër të javës së 24-t të Superligës së Kosovës në basketboll. Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë me epërsi të lehtë të vendasve, duke përfunduar 16:16. Megjithatë, mitrovicasit filluan shkëputjen në

Besnik Batusha

Trepça ka vazhduar me formë të mirë, kësaj radhe duke mundur Rahovecin me rezultat 79:73 (16:16, 30:19, 15:14, 18:24). Sfida u zhvillua në kuadër të javës së 24-t të Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë me epërsi të lehtë të vendasve, duke përfunduar 16:16. Megjithatë, mitrovicasit filluan shkëputjen në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë dalëngadalë dhe shkuan në pushim me shifrat 46:35.

Epërsia e ‘Xehetarëve’ u ngrit deri në 17 pikë në periodën e tretë, 61:44, por pesë pikë radhazi nga mysafirët bën që rezultati pas 30 minutash të jetë 61:49. Mysafirët nuk u dorëzuan deri në fund dhe afruan shifrat në 76:72, por pa arritur synimin dhe Trepça triumfoi 79:73.

Mikaile Tmusiq dhe Jamel Artis shënuan nga 16 pikë, ndërsa Drilon Hajrizi 15 për vendasit, ndërsa Igor Chumakou ishte më i miri te mysafirët me 23 pikë e shtatë kërcime.

Trepça ka 15 fitore e nëntë humbje, kurse Rahoveci tri fitore e 21 humbje.

RahoveciTrepça

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë