Futboll ndërkombëtar

Unitedi barazon me vendin e fundit në tabelë

Unitedi barazon me vendin e fundit në tabelë

Manchester Unitedi ka barazuar në “Old Trafford” pa gola të dielën me vendin e fundit, Southamptonin. Pika e fituar nga Southampton mund t’i ndihmojë skuadrës në vazhdimësi të kampionatit, pasi kjo skuadër po lufton për mbetje në elitën e futbollit anglez. Southamptoni në vendin e 20-të ka 22 pikë gjithsej, ndërsa Unitedi në vendin e

Besnik Batusha

Manchester Unitedi ka barazuar në “Old Trafford” pa gola të dielën me vendin e fundit, Southamptonin. Pika e fituar nga Southampton mund t’i ndihmojë skuadrës në vazhdimësi të kampionatit, pasi kjo skuadër po lufton për mbetje në elitën e futbollit anglez.

Southamptoni në vendin e 20-të ka 22 pikë gjithsej, ndërsa Unitedi në vendin e tretë ka 50 pikë.

Vendësit nga minuta e 34-t luajtën me një lojtar më pak në fushë, pasi Casemiro u përjashtua direkt me të kuq pas ndërhyrjes së rrezikshme në Carlos Alcarazin. Të dyja skuadrat patën rastet e veta në këtë ballafaqim. Kyle Walker-Peters i Southamptonit dhe Bruno Fernandes i Unitedit qëlluan shtyllat.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions