Futboll ndërkombëtar

Vjedhje në vilën e Salahut, arrestohen dy persona

Vjedhje në vilën e Salahut, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për vjedhje në vilën sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, në Cairo të Egjiptit. Vjedhja ishte kryer më herët gjatë këtij muaji derisa ylli egjiptian i futbollit ishte jashtë shtetit, kanë thënë autoritetet të mërkurën, shkruan “Associated Press”. Në komunikatë Ministria e Brendshme e Egjiptit ka thënë se të

Besnik Batusha

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për vjedhje në vilën sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, në Cairo të Egjiptit. Vjedhja ishte kryer më herët gjatë këtij muaji derisa ylli egjiptian i futbollit ishte jashtë shtetit, kanë thënë autoritetet të mërkurën, shkruan “Associated Press”.

Në komunikatë Ministria e Brendshme e Egjiptit ka thënë se të dyshuarit kanë vjedhur rekuizita të futbollit, një medalje, një top të vogël futbolli si dhe një televizion. Autoritetet kanë thënë se të dy personat kanë treguar se kanë hyrë në pronën e zbrazët duke u ngjitur nëpër muret e vilës më 2 mars.

Image

Ata ishin arrestuar brenda 48 orëve. Salah është golashënuesi më i mirë në histori të Liverpoolit në Premier League. Iu bashkua skuadrës nga Roma në vitin 2018.

LiverpoolSalah

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions