Yllit anglez i publikohet video duke u prekur dhe puthur me dy gra në një lokal

Kyle Walker është bërë protagonist i një skandali të publikuar së fundmi nga mediat angleze. Mbrojtësi i djathtë i Manchester Cityt është shfaqur në kamera duke kërcyer dhe duke bërë skena të pahijshme me dy gra, për një orë e gjysmë sa thuhet që ka qëndruar aty, shkruan mediumi britanik “The Sun”. Edhe pse është
Kyle Walker është bërë protagonist i një skandali të publikuar së fundmi nga mediat angleze.
Mbrojtësi i djathtë i Manchester Cityt është shfaqur në kamera duke kërcyer dhe duke bërë skena të pahijshme me dy gra, për një orë e gjysmë sa thuhet që ka qëndruar aty, shkruan mediumi britanik “The Sun”.
Edhe pse është i martuar, përfaqësuesi anglez shihet duke bërë “dirty dance”, që i bie kërcim i pistë me një grua të huaj dhe me shoqen e saj, derisa kishte arritur në lokal të dielën në gjendje të dehur rreth orës 18:30.
32 vjeçari i shqetësoi të pranishmit tjerë në lokal, ndërsa Walker shihet madje edhe duke i ekzpozuar pjesët intime të tij për gratë që ishin nën shoqëri të tij.
Walker është kritikuar nga komentet e shumta për gjestin e tij pasi ai ka grua dhe fëmijë në shtëpi, ndërsa mund të hapet edhe një hetim ndaj futbollistit të Manchester Cityt.



