Futboll ndërkombëtar

Abouk kërkon 10 milionë euro nga Hakimi

Abouk kërkon 10 milionë euro nga Hakimi

Polemikat vazhdojnë me divorcin mes Hiba Abouk dhe yllit të PSG-së, Achraf Hakimi. Ish-futbollisti i Real Madridit është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të re në Paris, ndaj aktorja ka vendosur t’i japë fund lidhjes me të. Megjithatë, në procedurat e divorcit, Abouk u befasua kur zbuloi se e gjithë pasuria e

Besnik Batusha

Polemikat vazhdojnë me divorcin mes Hiba Abouk dhe yllit të PSG-së, Achraf Hakimi.

Ish-futbollisti i Real Madridit është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të re në Paris, ndaj aktorja ka vendosur t’i japë fund lidhjes me të.

Megjithatë, në procedurat e divorcit, Abouk u befasua kur zbuloi se e gjithë pasuria e marokenit ishte në emrin e nënës së tij, diçka që ndryshoi rrënjësisht kushtet e çdo zgjidhjeje të mundshme divorci.

Edhe kështu, ekipi i saj ligjor kërkon 10 milionë euro, ndërsa ai i ofroi vetëm dy milionë.

La Vanguardia ka raportuar se aktorja ka vendosur të ngrejë një padi kundër ish-bashkëshortit të saj për mashtrim dhe keqadministrim të aseteve të tyre martesore.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions