Dani Alves do të dalë të hënën para gjykatës, deri tash i ka dhënë katër versione

Dani Alves do të dalë para gjykatës të hënën që vjen. Futbollisti brazilian ishte arrestuar më 20 janar për shkak të dyshimeve për dhunë fizike ndaj një vajze 23 vjeçare në natën e 30 dhjetorit në një diskotekë të Barcelonës. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Juventusit dhe Paris Saint-Germainit do të dalë para gjykatës më 17 prill
Dani Alves do të dalë para gjykatës të hënën që vjen.
Futbollisti brazilian ishte arrestuar më 20 janar për shkak të dyshimeve për dhunë fizike ndaj një vajze 23 vjeçare në natën e 30 dhjetorit në një diskotekë të Barcelonës.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Juventusit dhe Paris Saint-Germainit do të dalë para gjykatës më 17 prill me kërkesë të mbrojtjes së tij.
Mbrojtësi i djathtë dëshiron ta japë një version të ri të fakteve pasi i kishte ndryshuar katër versione në të kaluarën.
Dani Alves i ka shkelur faktet e tij, duke thënë fillimisht se nuk e njihte viktimën.
E pas pak ditësh kishte thënë se e njihte viktimën, por që ishte ajo që e kishte provokuar dhe që nuk e kishte lënë të dilte nga banjo.
Më pas, kishte thënë se kishte bërë seks oral me vajzën dhe se kishte gënjyer në versionet e kaluar për ta “mbrojtur” martesën e tij.
E në versionin e katërt dhe të fundit të fakteve, avokatët e Dani Alvesit kishin thënë se klienti i tyre e kishte një raport seksual komplet me vajzën.
Mbetet të shihet se çfarë versioni do ta japë Alves të hënën në gjykatë.



